Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, për moslejimin e fëmijëve nën moshën 14-vjeç, të pashoqëruar në qendra interneti, tashmë janë miratuar me vendim qeverie.
Ky vendim është marrë me qëllimin për të mbrojtur fëmijët nga informacioni që ata marrin, i cili mund të jetë i dëmshëm, si dhe për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre.
Nevoja për ketë vendim, lindi pasi po jetojmë në një mjedis digjital, ku komunikimi virtual është shumë herë më i lartë se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe se interneti ndikon në psikologjinë e fëmijës.
Vendimi sapo ka hyrë në fuqi dhe së shpejti do të mblidhet dhe grupi i ekspertëve për të vendosur se si do të vijohet më tej, për kontrollimin e qendrave të internetit, për zbatueshmërinë e këtij vendimi./rtsh
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...