Pastrimi deponive të egra, në gjitha rrugët e qytetit dhe të komunave, mbushja e gropave dhe inspektim i forcuar të kontrolleve- këto janë aktivitetet që do të përfshijnë veprime të madh për pastrimin e hapësirave publike urbane që do të zhvillohen nesër dhe pasnesër, dhe do të realizohet nga Bashkia e Shkupit, ndërmarrjet publike të qytetit dhe komunat e Shkupit. Ditën e nesërme aktivitete do të ketë në komunat Saraj, Gjorçe Petrov, Karposh, Qendër dhe Kisella Vodë dhe të shtunën do të veprohet në Aerodrom, Shuto Orizare, Gazi Babë, Çair dhe Butel.
“Ky veprim do të përfshijë të gjitha potencialet teknike dhe njerëzore në ndërmarrjet publike të qytetit, të ndihmuar nga administrata e qytetit dhe komunat. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që janë të interesuar të jetojnë në një qytet më të pastër dhe më të bukur për t’u bashkuar me këtë veprim masiv”, tha kryebashkiaku Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp, duke njoftuar veprimin e pastrimit.
Ai theksoi se pas këtij veprim pastrimi do të rritet inspektimi nga qyteti dhe nga komunat, në mënyrë që të parandalohen rikrijimi i deponive të egra në të njëjtat vende.
Sulmi izraelit vret 73 persona në Gazën veriore
Shembet porti i tragetit në Gjeorgji, të paktën shtatë të vd...
A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Pë...
Kafeja e mëngjesit, ja si ndikon në kujtesën tuaj
Parashikimi i motit për këtë të diel
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...