Google ADS

Selmanaj: Isa Mustafa, njëra nga arsyet pse aderova në LDK

21:22 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka vlerësuar lartë figurën e Isa Mustafës në krye të LDK-së, por ka thënë se nuk e di nëse ky i fundit ka interes për të garuar edhe për një mandat në krye të partisë.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk e di asnjë kandidaturë për kryetar të LDK-së pavarësisht se do të jetë delegatë në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së.

“Edhe pse jam aktiv në të gjitha instancat e LDK-së, megjithatë unë nuk e di kush janë kandidatët dhe atë do ta kuptojë se kjo është zgjidhja më e mirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së ka thënë se në të gjitha zgjedhjet e brendshme të LDK-së koha ka treguar se asnjëherë nuk është gabuar me zgjedhjen e kryetarit të partisë qysh nga koha e Presidentit Rugova.

I pyetur si e sheh ai kandidaturën e mundshme të Isa Mustafës për kryetar të LDK-së, Selmanaj ka thënë fjalë pozitive për kreun aktual të LDK-së.

“Kam respektin maksimal për zotin Mustafa. Më thënë të drejtën, njëra ndër arsyet pse unë i jam bashkuar LDK-së ka qenë roli prijës i zotit Mustafa në LDK dhe në krye të qeverisë së Kosovës. Respektin për të e ruaj dhe do ta ruaj, mendoj se është në dorën e delegatëve për të vlerësuar nëse zoti Mustafa do të jetë edhe një mandat në krye të partisë apo jo”.

Deputeti i LDK-së thotë se ende nuk e di nëse Isa Mustafa ka interes të hyjë në garën për të parin e LDK-së.

“Pavarësisht nëse do të hyjë në garë apo jo, zoti Mustafa do të mbetet për një kohë të gjatë një ndër ikonat e LDK-së që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin dhe ngritjen e LDK-së”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme