Google ADS

Zhvillimet pas dorëheqjes së Haradinajt, zyrtarët e larta evropiane në takim me Thaçin

16:12 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së, Angelina Eichhorst dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova janë duke zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Siç merr vesh klankosova.tv temë e këtij takimi mes zyrtareve evropiane dhe kreut të shtetit të Kosovës janë zhvillimet aktuale politike në vend pas dorëheqjes së kryeminstrit, Ramush Haradinaj të premten e javës së shkuar.

Takimi po ndodhë në ditën kur eurokomisioneri, Johannes Hahn nis vizitën në Serbi ku me zyrtarët atje do të diskutojë për dialogun me Kosovën, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme