Adoleshenti Angel Gomes me një gol të vonshëm i ndihmoi Manchester Unitedit ta mposhtë Tottenhamin 2:1 në International Champions Cup dhe ta ruajë ecurinë e përkryer pa humbje në fushatën parasezonale.
Gomes shënoi një gol të bukur pas një kombinimi fantastik me Juan Mata dhjetë minuta para fundit, duke ia siguruar fitoren e dytë radhazi Unitedit në International Champions Cup të enjten në Shangai.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, për të cilën përsëri nuk u ftua fare Romelu Lukaku i kërkuar me ngulm nga Interi, kaloi në epërsi kur Anthony Martial shënoi në minutën e 21-të.
Tottenham e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 65-të përmes Lucas Moura, goditja e të cili u devijua nga mbrojtja e Unitedin duke e lënë të shtangur portierin Romero.
Skuadra e Mauricio Pochettinos nuk mundi të bëjë më shumë në një ndeshje shumë të gjallë miqësore.
Për shkak se një kombinim fantastik mes Matas dhe Gomes i dha mundësi këtij të fundit të shënoi nga një pozitë e vështirë dhjetë minuta para fundit. /Gazeta Express/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...