Zaev: Nëse nuk arrijmë deri më 6 shtator, ligji për PSP-në do të miratohet në mënyrë të padëshiruar

15:27 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Prokuroria Speciale Publike do të ketë një të ardhme dhe nëse nuk e miratojmë propozim ligjin për vazhdimin e punës deri më 6 shtator, ekziston edhe mënyrë të padëshirueshme për të siguruar të ardhmen e saj, tha kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kryeministri komentoi si skandaloze propozimin e djeshëm të udhëheqësit të OBRM-PDUKKM-së, Hristijan Mickoski, që për prokuror kryesor të jetë Vlladimir Pançevski, ish-kryetari i Gjykatës Penale, i cili tani është pezulluar për shkak të abuzimit duke deleguar gjyqtarët.

“Është propozuar njeriu që manipulon me sistemin e shpërndarjes dhe u jep lëndë gjyqtarëve të përshtatshëm. Nikolla Gruevskin do ta propozojë nëse u lejohet. Çdo gjë që ata bëjnë është të bllokojë drejtësinë … nëse mundet që të mos i kenë këto 18 lëndë do të ishte e mrekullueshme. Nuk mund ta anashkaloni drejtësinë. Opozita ka arritur qëllimet e saj, ne kemi pranuar vërejtjet, por ajo nuk mund të kalojë nëpër linjat e kuqe. Ka prokurorë publikë dhe gjyqtar për këtë, ndërsa jo të tregoj Mickoski se kush duhet të jetë”, tha Zaev, përcjell telegrafi maqedoni.

Mandati i PSP-së skadon më 15 shtator dhe zgjatja e punës së tij kërkon miratimin e një ligji të ri që kërkon votat e së paku 80 deputetëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme