Protesta që vijoi si rezultat i publikimit të materialeve të përgjuara – “Bombave” nga “El Çeka”, nesër do të zhvendoset në Shkup
Këtë e bëri të ditur vëllai i “El Çekës”, Blerim Ahmedi nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Fejsbuk.
“Protesta kombëtare vazhdon”, ka shkruar ai, ndërkaq ka bashkëngjitur fotografinë në të cilën shkruan “Protestë, 26-07-2019, ora 14:00, në Sheshin Skënderbeu – Shkup. Marshimi drejt qeverisë sllavo-maqedonase. Liri çlirimtarëve, jashtë klani i Zajazit”.
Përndryshe kjo është protesta e tretë kundër siç e quajnë ata, “Klanit të Zajazit”, vend nga ku vjen lideri i partisë politike në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili me bashkëpartiakët e tij dëgjohet të bisedohet në “bombat” e publikuara nga “El Çeka”, transmeton portalb.mk.
Protesta u nxit nga vetë ai, ndërkaq organizohet nga vëllai i tij dhe disa lëvizje shqiptare në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe diasporë.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...