Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas propozimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, dhe propozimit të propozuesit ,,ABI,, sh.p.k. me seli në Prizren për caktimin e masës së përkohshme për sigurim, në kuptim të nenit 467 lidhur me nenin 459 të KPPRK-së me datën 25.07.2019 .
Ky është aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren
AKTVENDIM
I. APROVOHET propozimi për caktimin e masës së përkohshme për sigurim, të propozuesit ,,ABI,,sh.p.k. me seli në Prizren, rr. Komuna e Parisit pa nr.
II. LËSHOHET masa e përkohshme për sigurim, ashtu që i ndalohet Komunës së Prizrenit, me seli në Prizren, Rr. Remzi Ademaj, pa nr. që të ndërmarr veprime me të cilat do të dëmtohet – rrënohet objekti i propozuesit ,,ABI,, sh.p.k. me seli në Prizren e cila shtrihet në ngastrën kadastrale P-7183068-06939-0 dhe P-71813068-07065-1
III. LËSHOHET masa e përkohshme për sigurim, ashtu që i NDALOHET Komunës së Prizrenit, me seli në Prizren, rr. Remzi Ademaj, pa nr. që të ndërmerr çfarëdo veprimi i cili do të pamundësonte posedimin e papenguar të objektit të propozuesit ,,ABI,,sh.p.k. rr. Komuna e Parisit pa nr.
SEPSE – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda gjykatës ia ka përcjellë aktvendimin për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve me iniciale I.TH. drejtor i Drejtorisë së Inspektoriateve pranë Komunës së Prizrenit, J.V. – Inspektore Komunale e Ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit A.T.- zyrtar në Inspektoriatin Komunal të Ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit, SH.K.-jurist pran K. Prizrenit dhe I.B. – zyrtare në Inspektoratin Komunal të Ndërtimtarisë pranë K. Prizrenit për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në bashkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1 lidhur me neni 31 të KP-së./Arbresh.info
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...