Zbulohet të tjera detaje që vërtetojnë se UEFA ka toleruar PSG-në sa i përket zbatimit të rregullave të Fair Play-t Financiar.
E konfirmon nga Amerika New York Times, që ka pasur akses në disa dokumenta që provojnë se qeveria e futbollit europian nuk e ka hetuar klubin francez, të drejtuar nga presidenti Al-Khelaifi, për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar në verë të vitit 2017, që korrespondon me blerjen e Neymarit dhe Kylian Mbappesë (talenti francez u transferua në formë huazimi) për shumën monstruoze 400 milionë euro.
E përditshmja amerikan tregon sesi UEFA e ka lënë “të varroset” dosjen e PSG-së, duke mos u thelluar në hetime, për shkak të lidhjeve të saj me vetë presidentin e PSG-së, Al-Khelaifi, pronar i beIN Media Group, që për shumë vite me radhë ka derdhur miliona euro në arkat e institucionit më të lartë të futbollit europian, me qendër në Nion të Zvicrës, për të drejtat televizive.
Apelimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv nga PSG, me pretendimin se Dhoma e Hetimeve në UEFA nuk kishte arritur që brenda kohës së lejuar të kryente hetimet, i shpëtoi parizienët nga dënimi. Sipas New York Times, ky qëndrim “i butë” i UEFA-s ndaj PSG-së ishte i qëllimshëm, për të shmangur një masë të ashpër ndëshkimore ndaj klubit të presidentit Al-Khelifi.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...