Aktorja e popullarizuar amerikane, Selena Gomez, e ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të në Itali.
Ajo u argëtua pafund me miqtë e saj Raquelle Stevens, Ashley Cook dhe Caroline Franklin, por këngëtarja e hitit “Good for you”, ishte parë edhe nën shoqërinë e prouducentit të famshëm Italian, Andrea Iervolino.
Më pas, shumë nga fansat spekuluan për një romancë me këtë të fundit, pavarësisht se punojnë së bashku qysh nga viti 2016 në filmin “Dubious Battle”.
“Selena dhe Andrea nuk kanë asgjë më shumë se miq, dhe nuk është një romance mes tyre”, ka thënë një i brendshëm. “Ata kanë punuar së bashku në të kaluarën dhe ata qëndruan së bashku derisa po xhironin”, shton më tej burimi.
Gjithashtu, Selena ka ndarë edhe një fotografi të vetes në rrjetet sociale, gjersa i falenderon të gjithë për urimet që i kanë dërguar.
https://www.instagram.com/p/B0UKnofDQuU/
“Jam 27 vjeçe tani. Dua të falenderoj secilin prej juve për fjalët që mi keni dërguar për ditëlindje. Jo vetëm për përshkrimet e shpejta. Për fjalët që janë mbrapa gjërave që keni shkruar që më kanë bërë të qaj si mbrëmë. Lutem për të gjithë juve”, ka shkruar mes të tjerash Gomez. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...