Belgjika vazhdon t’i prijë renditjes së FIFA-s për Kombëtare.
Belgët nuk kanë zhvilluar ndeshje në muajin e fundit, duke qëndruar me pikë të njëjta, 1746 dhe në pozitën e liderit.
Ndërkaq, Brazili është ngritur në pozitën e dytë falë triumfit në Kupën e Amerikës.
Me këtë rast, “Seleçao” e zbritën Francën në pozitën e tretë.
Anglia mbetet edhe këtë muaj në vendin e katërt, kurse Uruguai përparoi në atë të pestë, duke e zbritur Portugalinë e Cristiano Ronaldos në atë të gjashtë.
Argjentina e Lionel Messit ka përparuar në pozitën e 10-të.
Më poshtë mund ta shihni renditjen e Top 10 Kombëtareve më të mira të botës. /Express/