Ndërron jetë presidenti i Tunizisë, Caid Essebsi

13:22 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjeçare, njoftojnë nga Presidenca e Tunizisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga presidenca thonë se Essebsi ndërroi jetë në spitalin ushtarak në kryeqytetin e vendit Tunis.

Të mërkurën në mbrëmje, një burim nga Presidenca e Tunizisë njoftoi se Essebsi është shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ai u dërgua në spitalin ushtarak dy herë në muajin e fundit dhe u lirua nga spitali më 1 korrik.

Essebsi, presidenti i parë i Tunizisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, mori detyrën në dhjetor të vitit 2014 pasi paraprakisht për disa dekada kishte shërbyer në disa pozita kyçe në shtetin e Afrikës Veriore, së fundmi si drejtor i sigurisë kombëtare, ministër i Brendshëm, ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Jashtëm.

I lindur në vitin 1926, Essebsi mori pushtetin në një situatë të ndryshuar politike pasi Tunizia përjetoi një revolucion popullor që njihej të kishte ndezur fillimin e kryengritjeve të “Pranverës Arabe”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme