Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njëjtë sikur presidenti i tij, thotë se Ramush Haradinaj e përdori ftesën nga Gjykata Speciale për të përfituar politikisht.
“Haradinaj e përdori atë për t’ia siguruar vetës tij edhe një plus, si një patriot që lufton për të mbrojtur interesin e Kosovës”, ka thënë Daçiq, shkruan telegraf.
Ndër të tjera Daçiq ka thënë se bazuar në atë se si kanë rrjedhur ngjarjet deri sot, nuk janë shumë optimist.
Ai thotë se mund të zhgënjehen njejtë sikurse me vendimet që kishte marrë Tribunali i Hagës.
“Kemi pasur disa përvoja të pakëndshme me Tribunalin e Hagës”, ka shtuar ministri i Jashtëm i Serbisë për Tv Pink.
Njëjtë sikur Daçiq, edhe Aleksander Vuçiq një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt kishte thënë se po e shfrytëzon për poenë politikë dhe për të dominuar mbi kundërshtarët e tij politikë në Prishtinë.
Edhe analistët politikë në Kosovë, po thonë se Haradinaj vendimin për dorëheqje pas ftesës nga Specialja e ka marrë për interesa të veta politike, pasi që e dinte se Qeveria e tij do të binte.
Haradinaj bashkë me Jakup Krasniqin dje kanë përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë./GazetaExpress/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani