Spitali në të cilin ka vdekur njeriu i parë që ka shkelur në sipërfaqen e Hënës, amerikani Neil Armstrong, i ka paguar 6 milionë dollarë kompensim familjes së tij të cilët kanë pretenduar se astronauti ka vdekur si pasojë e trajtimit të gabuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas artikullit të gazetës “New York Times”, familja e Armstrongut dhe spitali “Mercy Health”, si pasojë e një marrëveshjeje të fshehtë, për shkak të vdekjes së astronautit i është paguar kompensim familjes prej 6 milionë dollarë në vitin 2014.
Më tej thuhet se djali i Armstrongut, e ka mbajtur përgjegjës spitalin për vdekjen e babait të tij, ndërsa spitali duke i refuzuar pretendimet për të ikur nga procesi ligjor ka rënë dakord të paguajë kompensim.
Armstrong ndërroi jetë më 25 gusht të vitit 2012 për shkak të disa komplikimeve kardiovaskulare, pas një operimi të zemrës në spitalin “Mercy Health” që ndodhet në Fairfield të Ohio-s.
Armstrongu i cili vdiq në moshën 82 vjeçare, ishte komandanti i anijes kozmike Apollo 11 që shkoi në Hënë më 20 korrik 1969.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre