Anne Hatheway me imazhet e reja të sjella në rrjetet sociale, konfirmon se është shtatzënë

11:03 | 25 Korrik 2019
L G

Aktroja 36-vjeçare ka njoftuar se është duke pritur që të bëhet nënë e një fëmije të dytë.  Bëhet fjalë për yllin hollivudian, Anne Hatheway, e cila përmes rrjeteve sociale ka treguar se është shtatzënë.

“Nuk është për një film…#2”, shkruante ajo përbri një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.

Gjithashtu përmes njoftimit të saj, Hathaway u dha mbështetje të plotë grave që luftonin varfërinë.

Kujtojmë se ky është fëmija i dytë për të pas martesës me Adam Shulman në vitin 2012. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një djalë 3-vjeçar të quajtur, Jonathan Rosebanks Shulman.

Ndryshe, Hathaway po merr pjesë në ri-xhirimet e një filmi të vitit 1990 “The Witches”, bazuar në romanin e Roald Dahl. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B0T0qLHFWbR/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme