Google ADS

Ramadani: Ende nuk ka përfunduar, ndeshjen tjetër marrim rezultat të mirë

22:48 | 24 Korrik 2019
A. B.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, thotë se ndjehet krenar me paraqitjen e djelmoshave të tij, pasi nuk janë dorëzuar.

Ramadani shtoi se papërvoja iu ka kushtuar në disa raste, sidomos në golat e pranuar.

“Ishte një ndeshje e mirë. Jam i lumtur me lojtarët e mi. Ata bërë një paraqitje të përqendruar dhe të disiplinuar. Ata nuk u dorëzuan edhe pse ishte 2-0 dhe u përpoqën të shënonin gol”.

“Sot kemi vuajtur nga mungesa e përvojës, sikurse në ndeshjet e mëparshme evropiane. Ne ndihmuam kundërshtarin tonë që të kaloj në epërsi. Por ne vendoset gjithçka në ndeshjen e ardshme”.

“Ndoshta mund të fitonim më shumë nga mundësitë që i kishim në pjesën e parë”.

“Urime Slavis për fitoren, por ende nuk ka përfunduar. Ka një ndeshje kthyese para nesh dhe do të ketë një atmosferë të ngjashme me këtu dhe ne do të përpiqemi ta përdorim atë për një rezultat më të mirë”, ka thënë Ramadani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme