Hoti shënon për Feronikelin, ia mban gjallë shpresat për Europa League

19:34 | 24 Korrik 2019
L G

Mendurim Hoti e ka ngushtuar epërsinë e Slovan Bratislavës duke shënuar për Feronikelin në minutën e 67-të. Rezultati momental është 2:1 për skuadrën sllovake, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues.

Feronikeli e ka ngushtuar rezultatin në ndeshje me Slovan Bratislavën, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues.

Kampioni i Kosovës ka shënuar në minutën e 67-të përmes Mendurim Hotit, për rezultatin 1:2.

Nga ana tjetër, vendësit shënuan në minutën e nëntë nga gjuajtja e lirë me Nonon, kurse Sporar shënoi nga penalltia në minutën e 61-të. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme