Google ADS

Demokratja publikon videon: Çmenduri! Rama po mbyll dhe kafenetë pranë Teatrit Kombëtar

18:29 | 24 Korrik 2019
L G

Ish- deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar një video ku tregon pamjet e momentit kur forcat e policisë po boshatisin një lokal pranë godinës së Teatrit Kombëtar, nga ku këtë të mërkurë ka patur përplasje prej mëse 8 orësh mes policisë dhe qytetarëve e artistëve që duan ta mbrojnë Teatrin nga shembja.

Vokshi shkruan se pasi bllokuan të gjithë perimetrin pranë Teatrit, tashmë policia me urdhër të Ramës ka nisur të boshatisë dhe lokalet pranë Teatrit, një shkelje flagrante e ligjit.

STATUSI:

CMENDURI!! POLICIA BLLOKON PRONËN PRIVATE PËR TË PENGUAR QYTETARËT T’I BASHKOHEN PROTESTËS!!

Ky është Bar Epiri që policë të devotshëm të Edi Ramës e kanë zaptuar për të penguar cdo komunikim me qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale.

Ndërkohë që kriminelët janë të lirë, prona private bllokohet dhe Ansambli i Teatrit Kombëtar rrethohet nga forca të shumta policie dhe forca të ndërhyrjes shqiponja.

Këta policë sot e kanë vulosur shkarkimin nga puna dhe do përgjigjen për cdo shkelje ligji apo dhunë ushtruar ndaj qytetarëve ose artistëve.

Teatri Kombëtar është streha e fundit e lirisë dhe e demokracisë.

O Sot O Kurrë!!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme