Google ADS

Klubet më të shtrenjta në botë, Reali e Barca në vendin e tretë dhe katërt

18:01 | 24 Korrik 2019
A. B.

Revista e famshme “Forbes” ka bërë klasifikimin e skuadrave më të vlefshme në botë.

Në top dhjetëshen e parë dominojnë skuadrat amerikane, ku vetëm tri janë nga Evropa, shkruan Indeksonline.

Skuadra e Ragbit, Dallas Cowboys është vlerësuar si skuadra më e shtrenjtë në Botë. Vlera e tyre konsiderohet 5 miliardë dollarë amerikan (rreth 4.5 miliardë euro).

Dallas Cowboys – 5 miliardë dollarë

Në vendin e dytë është skuadra e bejsbollit, New York Yankees. Ata kanë një vlerë prej 4.6 miliardë dollarë (4.13 miliardë euro).

New York Yankees – 4.6 miliardë dollarë

Në vendin e tretë janë 13 herë fituesit e Ligës së Kampionëve, Real Madrid. Spanjollët vlerësohen 4.34 miliardë dollarë (3.9 miliardë euro).

Real Madrid – 4.34 miliardë dollarë

Pas tyre, në vendin e katërt është Barcelona. Kampionët e La Ligas vlerësohen 4.02 miliardë dollarë (3.61 miliardë euro).

Barcelona – 4.02 miliardë dollarë

Në këtë listë një tjetër skuadër evropiane është Manchester United. Skuadra më e trofeshme e Anglisë vlerësohet 3.81 miliardë dollarë (3.42 miliardë euro) dhe është në vendin e gjashtë. /IndeksOnline/

Manchester United – 3.81 miliardë dollarë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme