Elseid Hysaj “nuk do të qëndroj në Napoli” për këtë sezon, ka konfirmuar agjenti i tij, kurse për shërbimet e tij janë të interesuar: Atletico Madrid, Tottenham, Juventus dhe Roma.
Shqiptari, që luanë në anën e majtë të mbrojtjes beson se koha e tij në këtë klub ka përfunduar dhe është duke shtyrë përpara transferin e tij, por asnjë skuadër deri me tani nuk duan të paguajnë 25 milionë euro për të.
“Do të shkoj në kampin stërvitor të Dimaros nesër për të diskutuar situatën për transferin e Hysajt”, ka thënë agjenti Mario Giuffreddi për Radio Marte.
“Hysaj nuk do të qëndroj në Napoli dhe ne do të punojmë deri në fund të verës për ta dërguar në një klub tjetër, sepse Napoli për momentin ka pesë mbrojtës anësor. Besoj në çdo rast se koha e tij në këtë fanellë ka përfunduar”.
“Ka vetëm dy vite në kontratën e tij me Napolin, ai sapo përfundoj një sezon jo të mirë dhe ka nevojë për një ringjallje të tij, por nuk dëshiroj të flas për problemin e çmimit që është caktuar nga Napoli”.
“Klubi i di që lojtari dëshiron të largohet. Atletico Madrid është ofruar, ne kemi diskutuar me ta për afër një muaj, pastaj ka edhe oferta të klubeve të tjera, me të ulëta saqë pret Napoli dhe kjo është arsyeja pse Atletico e transferoi Kieran Trippier”.
“Me skuadrën spanjolle që tani nuk është me në kornizë të tij, ne do të përballemi me situata të njëjta që pastaj ti rishqyrtojmë”. /GazetaExpress/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...