Haskuka reagon me dokumente, lopët i kam marrë nga Sllovakia, e jo nga Serbia

16:00 | 24 Korrik 2019
Arbresh Info

Komuna e Prizrenit ditë më parë nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të kësaj komune, kishte ndarë 99 lopë qumështore për blegtorët prizrenas, shkruan arbresh.info.

Pas kësaj në rrjetet sociale filloi të qarkulloi një lajm që pretendonte se Mytaher Haskuka, lopët në fjalë i kishte blerë nga Serbia.

E për këtë kryetari Haskuka duke e publikuar dokumentin që tregon prejardhjen e lopëve ka thënë se kjo është shpifje e zyrtarëve të PDK-së dhe AAK-së, raporton arbresh.info

“Disa zyrtarë të PDK-së dhe AAK-së kanë dezinformuar opinion publik duke shpifur kinse lopët qumështore janë me prejardhje nga Serbia. Origjina e kafshëve identifikohet nga shenjat identifikuese të kafshëve (vathët – matrikujt e vendosura në vesh) dhe dokumentacionet përcjellëse si pasaporta dhe certifikata shëndetësore veterinare, dhe jo nga targat e mjetit transportues. Pra, 99 krerë që Komuna e Prizrenit i ka shpërndarë fermerëve, kanë prejardhje nga Sllovakia dhe këtë e vërteton edhe pasaporta e kafshës në foto.”, ka shkruar Haskuka.

Më tutje Haskuka duke folur për transportin e kafshëve tha se ai kryhet sipas standardeve evropiane dhe dispozitave ligjore

“Sa i përket transportit të kafshëve, ai bëhet nga operatori ekonomik sipas standardeve evropiane dhe dispozitave ligjore në fuqi, duke i plotësuar kushtet si ndriçimi, ajrosja, ushqimi dhe uji i pijes, ndërsa operatori është i obliguar që ta përdorë mjetin transportues konform këtyre dispozitave ligjore.” Ka thënë Haskuka.

Në fund Haskuka ka shtuar se këto pretendime janë me qëllim që t’i vejnë hije një procesi transparent dhe se ka filluar proceduar e paditjes për këta persona në Gjykatë.

“Të gjitha këto pretendime janë me qëllim që t’i vejnë hije një procesi mjaft transparent dhe profesional në përzgjedhjen e fermerëve përfitues të komunës sonë. Ndryshe nga sivjet kur patëm numër rekord të aplikantëve, në vitin 2016 kur ishte qeverisja e kaluar nuk ka pasur as thirrje publike dhe shpërndarja është bërë në baza partiake, ndërsa në vitin 2017 projekti nuk është realizuar fare. Ne do të vazhdojmë me punën tonë, ndërsa për shpifësit veçse i kemi filluar procedurat për padi në Gjykatë.”arbresh.info.

Postimi i plotë i Haskukës:

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/711711725967007

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme