Google ADS

A u takua Molliqaj e Haziri për koalicion parazgjedhor? – Sqarohet PSD-ja

15:40 | 24 Korrik 2019
V. S.

Gjatë ditës së sotme në një kafene në Prishtinë janë takuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Në lidhje me këtë takim, është deklaruar Partia Socialdemokrate.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçiq, i ka thënë lajmi.net, se ky takim ka qenë i rastësishëm.

Mirëpo, ajo ka qartësuar se është diskutuar rreth situatës aktuale politike dhe jo për ndonjë koalicion të mundshëm LDK-PSD.

“Takimi ka qenë i rastësishëm dhe është diskutuar situata e përgjithshme politike dhe jo ndonjë koalicion i mundshëm parazgjedhor”, ka deklaruar Kuçi. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme