Protestë për shtëpitë, u dëmtuan nga tërmeti, kërkohet nisja e ndërtimit

15:42 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Banorët e Qafëzezit, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti kanë protestuar para Bashkisë së Kolonjës pasi ende nuk ka nisur ndërtimi i banesave të tyre.

Prej thuajse dy muajsh ata jetojnë në kampin e improvizuar me çadra, ndërsa përballen me kushte shumë të vështira. Skeptikë për premtimet e dhëna që do të mundësojnë rindërtimin e banesave, banorët kërkojnë një zgjidhje për banesat e tyre.

Prej 1 qershorit vala e tërmeteve të njëpasnjëshme përfshiu qarkun e Korçës, duke dëmtuar qindra banesa në fshatin Floq, Qafëzez dhe Vidohovë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme