Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka theksuar se LDK në asnjë variant nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës,
“Ne e kemi thënë qartë se nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në. Ne duam vetëm zgjedhje dhe se ato janë zgjidhja e vetme”
“Kryesia e LDK-së edhe para disa ditësh ka dhenë qëndrimin e saj të vetëm dhe të qartë, se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje e pranueshme për ne. Çdo gjë tjetër është spekulim dhe e pa pranueshme për ne. Ky qëndrim yni ka një kohë të gjatë,ka mbi 1 vit, që është i tillë, zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje që ne pranojmë. Askush nga ne nuk e ka as vullnetin, as të drejtën të bëjë diçka tjetër. Kjo Qeveri,ky Kuvend kaherë është dashur të largohen dhe te shkohet në zgjedhje të reja”, tha ai për Gazetën Blic.
Beqiri duke e komentuar atë që po qarkullon në opnion publik se PDK i ka bërë ofertë LDK-së, për qeveri të re pa zgjedhje, ai është përgjigjur duke thënë “As most ë lodhen me na çu ftesa, sepse nuk do të pranojmë asgjë përpos zgjedhjeve”.
Sekretari i LDK-së ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare.
Derisa në opinion publik ka filluar të flitet se Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar një ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një qeveri të re- teknike, nga partia e Veselit e mohojnë një gjë të tillë.Është shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ai i cili ka theksuar për Gazetën Blic se nuk i kanë dërguar askujt kurrfarë ftese.
“Kurrfarë oferte nuk i kemi dërguar askujt”, ka theksuar Memli Krasniqi në një prononcim për Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se PDK është duke u përgatitur për zgjedhje të reja, dhe se sipas tij, sa më parë që ato do të mbahen, do të jetë më mirë.
“Fokusi i PDK-së është tek përgatitja për zgjedhje, të cilat mendojmë se duhet të mbahen sa më parë të jetë e mundur”, tha ai për Gazeta Blic.
Në anën tjetër, para pak minutash në media është publikuar një fotografi, ku nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri shihet në një takim me deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...