May i mbushen sytë me lot në fjalimin e fundit si kryeministre

15:12 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Theresa May e kanë tradhtuar emocionet gjersa mbajti fjalimin e fundit para deputetëve të Parlamentit britanik.

Kryeministrja në largim ishte me lot në sy kur u duartrokit në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve para se t’ia dorëzojë mandatin Boris Johnsonit, transmeton portali arbresh.info.

May tani do të drekojë me stafin e saj para se të japë deklaratën lamtumirëse para derës së famshme të zezë, ku më pas do të dërgojë dorëheqjen formale në Pallatin Buckingham.

Ndërkohë kryeministri i ri Boris Johnson tërë mëngjesin e sotëm është marrë vetëm me emërimin e kabinetit të ri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme