Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë vendosur që të vijojnë protestën brenda godinës, si përpjekje për të mos lejuar avancimin e planit të Qeverisë për shembjen e saj.
Një barrikadë u ngrit në derën kryesore të godinës për të penguar hyrjen e efektivëve, por këta të fundit reaguan duke larguar dërrasat e vendosura aty.
Ky veprim i policisë u shoqërua me thirrje të protestuesve që kërkojnë largimin e uniformave blu.
Ndërkohë godinës i është ndërprerë edhe energjia elektrike. Aktivistët e konsiderojnë të qëllimshëm këtë veprim.
Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë edhe mbështetjen e opozitës, me kryetarin Lulzim Basha që ishte i pranishëm gjatë paradites në ambientet e godinës. Por kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kanë konsideruar protestën e sotme si të organizuar nga një minorancë që nuk mund të mbajë dot peng planin për teatër të ri.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi gjithashtu duke depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për godinën e teatrit./TCH
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...