Google ADS

VV: Qindra studentëve kosovarë nuk do të u njihen diplomat

13:37 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Vetëvendosje përmes një konference për medie të mërkurën ka ngritur shqetësimin e librave amëz të kolegjeve private e universiteteve në Kosovë.

Anëtari i kësaj partie njëherit kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi ka thënë se kolegjet e universitetet nuk i kanë dorëzuar librat amëz në MASHT.

“Një deklaratë e një zyrtareje të Ministrisë së Arsimit në shkurt të këtij viti më pat nxitur që ta kërkoi këtë raport nga Ministria e Arsimit por edhe kundër shumë kërkesave dhe shkresave dërguar sekretarit dhe vet ministrit të na dorëzohet si komision pasi bazuar në letrën zyrtare ishte shqetësues dhe është alarm i madh për arsimin në Kosovë dhe studentët”, ka thënë ai.

Kurteshi ka cituar edhe një pjesë të letrës së shefit të kabinetit të ministrit të arsimit, shkruan arbresh.info

“Pas pesë muajsh erdhi raporti bashkë me të edhe një shkresë përcjellëse të shefit të kabinetit të ministrit, Faton Dushi i cili përveç tjerash thotë ‘gjatë viteve të kaluara kolegjet private dhe universitete publike nuk i kanë dorëzuar brenda afatit librat amëz në MASHT apo nuk i kanë dorëzuar fare dhe si pasojë e kësaj një numrit të madh të studentëve nuk mund të iu verifikohen diplomat”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se në letrën e Dushit thuhet se edhe disa nga Universitete Publike nuk i kanë dorëzuar librat amëz.

E sipas Kurteshit studentët që nuk janë të regjistruar në librat amëz janë mashtruar dhe nuk do të u njohën diplomat.

“Të jesh studentë dhe të mos jesh i regjistruar në librat amëz do të thotë se pavarësisht përfundimit të studimeve dhe pagesave nuk u njihet as studimet  as diploma. Të rinjtë tanë kanë besuar se po kryejnë studimet universitare por ata kanë qenë të mashtruar. Kabineti i Arsimit nuk dallon me ata të kaluarit pasi tash e dy vite udhëheqin dhe kanë dashur ta mbajnë të fshehur këtë të keqe për studentët pa fajin e tyre”, ka shtuar ai.

Në fund Kurteshi ka thënë se ministri i Arsimi, Shyqeri Bytyqin dhe stafi i tij do të mbahen mend vetëm për gjëra që e kanë degraduar arsimin në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme