Meta shkon në ‘Kushtetuese’, depoziton kërkesën kundër ligjit për Teatrin

12:30 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk është mjaftuar me deklaratën e fortë që bëri sot në mëngjes kur e cilësoj si të shëmtuar dhe të turpshme rrethimin e teatrit dhe përplasjet e policisë me artistët, të cilët sipas kreut të shteti, janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit.

Pak orë me vonë Meta njoftoi se në orën 13:00 do t’i drejtohet në Gjykatës Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”, citohet në mesazhin e shpërndarë për mediat nga zyra e Presidencës./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme