Qeveria në seancën e djeshme e miratoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike dhe solli vendim që të dërgohet për miratim në Kuvend me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar.
Ministria e Drejtësisë propozoi ndërsa Qeveria e pranoi që në procedurë kuvendore të dërgohet edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të harmonizimit terminologjik me Propozim ligjin për Prokurorinë Publike, informon Koha.mk.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje deklaroi se nëse Propozim-ligji i Prokurorisë Publike arrin sot në Kuvend, seanca kuvendore do të mund të konvokohet më 29 korrik, ndërsa ligji mund të miratohet deri në fund të gushtit në rast se arrihet konsensus i gjerë.
Nga LSDM-ja në pushtet presin të gjithë deputetët, ndërsa para se gjithash VMRO-DPMNE-ja ta mbështesë këtë.
“VMRO-DPMNE dhe Mickoski duhet të tregojnë përgjegjësi dhe ta pranojnë Propozim Ligjin për Prokurorinë Publike dhe t’i lënë institucionet kompetente të punojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe joselektive. Republika e Maqedonisë Veriore është shtet ligjor në të cilin sundojnë ligjet. Për secilin që do të dëshmohet se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme do të përgjigjet”, kumtoi LSDM.
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëruan se ata përgatitin Propozim-ligj për prokurorinë publike i cili, siç paralajmërojnë, shumë shpejtë do të dorëzohet në Kuvend dhe para opinionit.
Ligji i ri i Prokurorisë Publike është propozuar, pasi paraprakisht nuk patën sukses takime me grupet punuese të pushtetit dhe opozitës.
Propozimi i Qeverisë për Prokurorinë Publike parashikon integrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion në Prokurori Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë me kompetencë në të gjithë territorin e vendit dhe garanci për veprim të pavarur, që i përgjigjet pozicionit të tanishëm, ndërsa megjithatë është në hierarki dhe vartësi të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të gjithë prokurorët e PSP-së mund të vazhdojnë të punojnë në këtë Prokurori të re. Mandati i tyre skadon më 15 shtator, ndërsa ata kanë të drejtë të rizgjedhjes, nëse duan të kandidohen. E njëjta vlen edhe për personelin tjetër, ndërsa arkivi, pajisja do të transferohen në Prokurorinë e re Publike.
Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë do të jetë kompetente për format më të ndërlikuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, të njohur si korrupsion të jakëve të bardha, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Nga dispozita kalimtare, është paraparë që ligji të fillojë të zbatohet më 15 shtator.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...