Edhe pse ishte raportuar se do të merr një dënim të ashpër, madje edhe një pezullim dyvjeçar, Lionel Messi kaloi shumë lehtë duke i shpëtuar një dënimi të rëndë.
Argjentinasi kishte dhënë një intervistë skandaloze në Copa America, duke akuzuar zyrtarët e Conmebolit për korrupsion dhe përkrahje të njëanshme të Brazilit.
Në fund, ai mori vetëm një gjobë prej 1.500 dollarëve dhe një pezullim për një lojë, jo për shkak të deklaratave kundërthënëse, por për shkak të kartonit të kuq që e mori në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kilit.
Futbollisti pas humbjes së Argjentinës nga Brazili në gjysmëfinale, tha se Conmebol, Federata e Futbollit Amerikano-Jugor, është e korruptuar dhe ka vendosur që brazilianët t’i shpall kampion.
Messi më vonë kërkoi falje për deklaratën, e cila ishte një parakusht për të shmangur një pezullim dyvjeçar gjersa kishte refuzuar të merr medaljen e bronztë.
Ndryshe nga Messi, presidenti i Federatës Argjentinase të Futboolit, Claudio Tapia, i cili në një letër të hapur më 3 korrik gjithashtu kritikoi Conmebolin, duke përsëritur praktikisht fjalët e Messit. Ai u përjashtua nga Këshilli i FIFA-s. /Telegrafi/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...