Protesta për teatrin, aktori i njohur përlotet përpara policëve

10:07 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Neritan Liçaj është një prej aktorëve më aktiv në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kjo u pa edhe sot kur forcat e shumta të policisë kanë rrethuan godinën. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, pasi ka shkëmbyer fjalë me efektivët, Liçaj ka shpërthyer në lot.

“Nuk do të lejoj që fëmijët e mi të rriten në diktaturë”, është shprehur aktori gjatë protestës.

Godina e teatrit është rrethuar nga policët me qëllim që disa punonjës të nxjerrin prej aty orenditë.

Qeveria kërkon shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një objekti të ri, por kjo kundërshtohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që thekson se godina aktuale është pjesë e trashëgimisë kulturore./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme