Qeveria e Spanjës nuk arrin të fitojë votëbesimin

08:17 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, nuk ka arritur të sigurojë një qeveri pasi Parlamenti i vendit miratoi një mocion mosbesimi gjatë votimit të saj të parë ditën e sotme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri te votimi erdh pasi Sanchez dështoi të sigurojë një shumicë të nevojshme absolute për të formuar një qeveri që kur fitoi zgjedhjet e përgjithshme në prill.

Në Parlament, votimi për kryeministrin spanjoll ishte 123 kundër 170 pro dhe 52 abstenime.

Të paktën 176 vota nevojiteshin për një shumicë absolute ndërsa Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) e kryeministrit Sanchez ka siguruar vetëm 123 vende në asamble.

Rreth 80 ditë bisedimesh me partinë e majtë Podemos, që shihet si partneri më i mundshëm i PSOE-së, nuk dhanë ndonjë fryt për koalicion.

Një votim i dytë besimi është parashikuar për të enjten, në përputhje me kushtetutën e vendit. Këtu, udhëheqësi socialist do të ketë nevojë vetëm për një shumicë të thjeshtë.

Nëse Sanchez dështon edhe të enjten, vendi në vjeshtë do të mbajë zgjedhjet e saj të katërta në katër vitet e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme