Ftesa e kryeministrit Ramush Haradinaj nga Prokurori i Specializuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit si ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare (UÇK) në zonën e Dukagjinit dhe dorëheqja e tij nga posti i të parit të qeverisë, ka bërë që vendi të përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme.
E, Haradinaj gjatë fjalimit të tij që mbajti në ambientet e Qeverisë për dorëheqjen, përmendi edhe taksën 100% që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë tetë muaj më parë, ku tha se taksa do të mbetet.
Njohës të rrethanave politike vlerësojnë se, çështja e taksës është problematike, dhe sipas tyre cila do qeveri që do të vijë, do të përballët me nevojën e heqjes së taksës, gjegjësisht rifillimit të dialogut me Serbinë, shkruan arbresh.info.
Analisti politik Faik Krasniqi thotë se, Qeverisë së ardhshme do t’i bëhet presion i madh për heqjen e taksës, sepse Bashkësisë Ndërkombëtare i intereson përmbyllja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Çështja e taksës është problematike. Taksa do të qëndrojë deri pas zgjedhjes se Qeverise së re. Por varet se kush do të udhëheq Qeverinë. Pa heqjen e taksës nuk ka vazhdim te dialogut, sepse është kusht i Serbisë dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Qeverisë se ardhshme do t’i behet presion i madh për heqjen e taksës, sepse Bashkësisë Ndërkombëtare i intereson përmbyllja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si oferte për heqjen e taksës, do të liberalizohen vizat për qytetaret e Kosovës. Kjo është edhe arsyeja e zvarritjes së liberalizimit të vizave, për ta përdorur si shkëmbim-ofertë për heqjen e taksës. Çdo gjë është politike”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, edhe analisti politik Leon Duhanaj tha se, nëse shpërbëhen institucionet (Qeveria dhe Parlamenti) atëherë shkuarja në zgjedhje do ta shtyjë taksën deri në formimin e qeverisë së re
“Pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, çështja e taksës 100% ndaj produkteve serbe, varet krejtësisht nga zhvillimet që do të pasojnë. Nëse shpërbëhen institucionet (Qeveria dhe Parlamenti) atëherë shkuarja në zgjedhje do ta shtyje taksen deri në formimin e qeverisë së re. Ndërsa, në qoftë se ndodhë që të ketë çfarëdo marrëveshje për ndonjë Kryeministër të ri, Qeveri teknike apo gjithëpërfshirëse, mendoj që taksa do të bie menjëherë, pasi që paraprakisht do të ketë dakordancë për heqjen e saj”.
Tutje Duhanaj thotë se, në ketë kontekst cilado qeveri që do të vijë, do të përballet me nevojën e heqjes së taksës, gjegjësisht rifillimit të dialogut me Serbinë.
“Për mendimin tim, në secilin variant taksa do të bie. Vetë dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj, ka indikacione që taksa ka qenë njëra nga arsyet. Kosova, nuk i ka mundësitë të bllokojë çfarëdo agjende ndërkombëtare, kështu që çështja e dialogut me Serbinë, po duket të jetë prioritet i lartë ndërkombëtar. Në këtë kontekst cilado qeveri që do të vijë, do të përballet me nevojën e heqjes së taksës, gjegjësisht rifillimit të dialogut me Serbinë”, ka thënë Duhanaj.
Ndryshe, Qeveria më 21 nëntor e kishte vendosur taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë./A.Zeka/Arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”