Boksieri rus, Maxim Dadashev ka vdekur nga lëndimet që ka marrë nga një ndeshje boksi të premten në mbrëmje në Maryland, ka shkruar ESPN.com
Trajneri Buddy McGirt dhe trajneri fizik Donatas Janusevicius e kanë konfirmuar lajmin në ueb-faqet e tyre. McGirt hodhi peshqirin në rundin e 11 ku fitoj Subriel Matias kurse Dadashev u hospitalizua në “UM Prince George’s”.
Xhirimet nga ndeshje tregojnë Dadashevin të cilit i dridhet koka derisa McGirt e lut atë që të ndalojë së boksuari, i cili i bën thirrje atij “Po merrni shumë goditje, Max. Të lutem, Max lejomë ta bëj këtë”.
28 vjeçari i ishte nënshtruar operacionit për ta shëruar një hematomë subdurale –një lloj gjakderdhje në tru –përpara se pacienti të vendoset në koma mjekësore.
Mjekët është dashur që t’ia operojnë anën e djathtë të kafkës në përpjekje për ta zvogëluar ënjtjen.
Të dy boksierët kishin 13 fitore dhe asnjë humbje, e cila gjë do të thoshte se fituesi i kësaj ndeshje e fitonte të drejtë për ta sfiduar mbrojtësin e titullit Josh Taylor. /GazetaExpress/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?