Një nutricioniste nga Britania e Madhe ka treguar efektet që ka sheqeri në trupin e njeriut. Sheqeri mund të shkaktojë një varësi sikur ndaj drogës por reduktimi i konsumimit të saj mund të përmirësojë shëndetin e juaj dhe performancën në palestër.
Nutricionistja Samantha Coogan, presidente e Akademisë së Nevadës për Nutricion dhe Dietë, ka shpjeguar në detaje efektet e reduktimit të konsumimit të sheqerit.
Simpotomat e menjëhershme pas ndërprerjes së sheqerit përfshijnë kokëdhimbjet, dhimbjet në stomak dhe mund të zgjasin deri në një javë.
Por pasi që trupi adaptohet, përfitimet janë të mëdha. Shihet një rritje e performancës në funksionimin e trurit si dhe sëmundjet janë shumë më të rralla.
Trupi është më pak i përgjumur dhe kështu ushtrimet bëhen shumë më produktive. Muskujt rekuperohen më shpejt me dietë më të mirë.
Coogan thotë se flokët, lëkura dhe thonjtë përmirësohen ndërsa gjumi është më kualitativ dhe yndyra e tepërt zhduket.
Sheqeri dihet se shkakton sëmundje të shumta sikur diabeti, sëmundje të zemrës si dhe stimulon qelizat e kancerit.
“Sheqeri është një substancë që krijon varësi, andaj reduktimi i saj është sikur detoksifikimi nga droga”, thotë Coogan.
Tek adoleshentët është parë se sheqeri është shkaktari kryesor i akneve.
Rekomandohet që të mos konsumohet më shumë se 37.5 gramë sheqer në ditë, apo thënë ndryshe nëntë lugë çaji./Gazeta Express/
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...