FC Basel zhvillon sot ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër PSV-së së Holandës, por trajneri i Baselit nuk e ka ftuar fare talentin Kosovar në këtë ndeshje.
Pavarësisht se pati paraqitje të mira me Baselin në ndeshjet përgatitore, Edon Zhegrova nuk ia ka mbushur syrin trajnerit që të ftohet në ndeshjen e parë zyrtare të këtij sezoni të Baselit në Ligën e Kampionëve.
Baseli ka udhëtuar sot në Holandë ku do të ndeshet më nënkampionin e Holandës, PSV Eindhoven, shkruan GazetaExpress.
Kurse në këtë ndeshje trajneri i Baselit ka udhëtuar vetëm më 18 lojtarë në të cilën listë nuk është i përfshirë fare Edon Zhegrova.
Përndryshe, për Baselin në këtë ndeshje ka startuar vetëm Alban Ajeti në sulm dhe Taulant Xhaka në mesfushë.
Ndërkaq Koller ka zgjedhur që para Zhegrovës ta ftoi kosovarin tjetër, Kemal Ademi i cili është në bankë rezervë.
Përndryshe, nënkampioni zviceran është duke barazuar 1-1 pasi që në minutën e 14-të ka shënuar Bruma për vendasit, kurse ka barazuar kosovari Alban Ajeti në minutën e parë të pjesës së parë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...