Sulmuesi i Baselit, Alban Ajeti, i cili edhe mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës ka shënuar një gol të bukur në Ligën e Kampionëve sot pas një kundërsulmi klasik kundër PSV sonte.
Alban Ajeti ka treguar vlerat e tij sonte ku ka shënuar një gol të bukur kundër PSV Eindhoven.
Sulmuesi kosovar, por që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës mori një top të bukur, pothuajse nga mbrojtja nga mesfushori ofensivë Zuffi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Kjo është ndeshja e parë e Baselit në Ligën e Kampionëve që e zhvillon kundër nënkampionit të Holandës, PSV Eindhoven.
PSV Eindhoven kaloi në epërsi në minutën e 14 me një gol të Brumas.
Ndeshja kthyese zhvillohet në Zvicër pas një jave dhe goli si mysafirë e vë në pozitë të mirë Baselin që të kalon në fazën e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...