Prangoset i dyshuari që mori jetën e 45 vjeçarit te nënkalimi në Prishtinë

20:41 | 23 Korrik 2019
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e raportuar më 20 Korrik 2019 te nënkalimi në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar i dyshuari me inicialet N. B.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019 “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton ju informon se sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin N.B”, bën të ditur policia.

Sipas njoftimit personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndermirën të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme