30 Transporterë të blinduar BRDM-2 kanë arritur në Beograd nga Rusia.
Kjo është si pasojë e marrëveshjes së arritur mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij serb Aleksandër Vuçiq ku parashihej ndihma ruse për armatimin e ushtrisë së Serbisë.
BDRM-2 është një makineri e rëndë ushtarake me një mitralozë të kalibrit 14.5 mm. këto plumba së pari janë përdorur në Luftën e Dytë Botërore për shkatërrimin e tankeve.
Gjithashtu në të gjenden edhe armë standarte për personalin e tankut. Në kushte lufte kjo makineri shoqërohet me këmbësori si mjet i lëvizshëm dhe është treguar shumë i dobishëm në kohë lufte për shkak të lëvizshmërisë së mitralozit.
Kjo makineri është përdorur për qëllime të ndryshme tek pothuajse të gjitha ushtritë e vendeve që kanë qenë pjesë e Paktit të Varshavës.
Këto transporterë luftarakë kanë arritur sot në aeroportin e Batajnicës në Beograd. /Gazeta Express/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...