Google ADS

Gold AG ia kushton disa vargje nënës së Ramushit

17:31 | 23 Korrik 2019
A. B.

Gold AG, kësaj radhe i shkruan disa vargje për nënën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, sot udhëton për në Hagë ku do të intervistohet nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale.

Haradinaj do të intervistohet nga prokurorët e Speciales në cilësinë e të dyshuarit.

Përmes një postimi në Instagram, reperi Gold AG ka shkruar disa vargje për nënën e Haradinajt, me rastin e udhëtimit të tij për në Hagë.

POSTIMI I PLOTË I GOLD AG, PA NDËRHYRJE:

“Një brengë e madhe
Për ty nana Rukë kësaj rradhe,
Shumë Luana linde u bë plot katundi
Por dhimbjen dhe lotin krenaria ta mundi,
Plagët e lirisë përgjys’ zemrën ta ndanë
Fjala borxh s’do t’ishte po mos t’ishte fjala nanë,
Me lot shumë herë djalin e përcolle
Asnjëherë në jetë një fjal keq se fole,
E kjo histori ndryshe s’mund të thuhet
Se ajo që lindë burra burrneshë gjithmonë quhet.

23.07.2019”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme