Klinika e Kirurgjisë Abdominale, ajo e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Urologjia në fillim të kësaj jave kishin anuluar operimet e pacientëve për shkak se mungonin medikamentet e quajtura “Fentanyl” që përdoren kundër dhimbjeve, raporton arbresh.info.
Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka pohuar për arbresh.info se në këto tri klinika, për shkak të mungesës së furnizimit me “Fentanyl”, operacionet ishin anuluar.
Përndryshe, ai ka thënë klinikat në fjalë nga kjo e martë janë furnizuar me këtë medikament.
‘’Klinikat e QKUK-së janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me sasi të fentanylit dhe programi operativ po realizohet sipas planifikimit në të gjitha klinikat. Poashtu, menaxhmenti SHSKUK, pas bartjes së buxhetit të barnave dhe materialet shpenzues e citostatikëve tek SHSKUK, ka iniciuar procedurat e prokurimit dhe gjendja e furnizimit po shkon drejt stabilizimit”, u shpreh Fazliu.
Fazliu ka shtuar se kjo ngecje kishte ndodhur për shkak të bartjes së buxhetit dhe kontratave dhe se tashmë Barnatorja Qendrore është duke kryer procedurat e furnizimit.
“Për shkak të bartjes së buxhetit dhe kontratave në fillim ka pasur pak ngecje, por tani ka filluar furnizimi dhe përqindja e furnizimit me shumë artikuj po rritet dhe presim që të ketë përmirësime të dukshme, meqë ka buxhet dhe janë kryer shumë procedura dhe janë emëruar menaxherët e kontratave. Barnatorja qendrore, në koordinim me farmacistët përgjegjës dhe sektorin e prokurimit kanë iniciuar procedurat dhe pritet që të bëhet furnizimi”, tha Fazliu. /A.Begolli/arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën