Google ADS

Në ora 15:00, Haradinaj niset drejt Hagës

15:20 | 23 Korrik 2019
V. S.

Në ora 15:00 është paraparë që kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, të udhëtojë për në Vjenë e nga aty në Hagë për tu intervistuar si i dyshuar në Gjykatën Speciale.

Haradinaj, ishte paraparë që të udhëtojë në ora 12:30, mirëpo fluturimi i tij u shty për disa orë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Qeveria.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme