Google ADS

Ulet për 36 për qind fluksi i emigrantëve nga Meksika në SHBA

14:40 | 23 Korrik 2019
Arbresh.info

Fluksi i emigrantëve, të cilët për të shkuar në SHBA dhe Kanada, kanë ardhur në Meksikë kryesisht nga vendet e Amerikës Qendrore, në 45 ditët e fundit është zvogëluar me 36 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

CNN Espanol raporton se Meksika në saje të masave të ndërmarra ka arritur të zvogëlojë fluksin e emigrantëve të cilët hyjnë në vend kryesisht nga El Salvadori, Guatemala, Hondurasi dhe Nikaragua.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, dje në Meksikë u takua me homologun e SHBA-së Mike Pompeo.

Pas takimit, Erbard tha se Pompeo i ka vlerësuar si pozitive masat e ndërmarra nga Meksika për të parandaluar fluksin e emigrantëve.

Rreth 7 mijë njerëz, të cilët nga vendet e Amerikës Qendrore u nisën drejt SHBA-së, në dhjetor të vitit të kaluar mbërritën në Tijuana, në veri të Meksikës.

Më herët Washingtoni dhe Meksika arritën marrëveshjen “Qëndro në Meksikë” e cila parashikon që shtetasit e vendeve të treta që synojnë përmes Meksikës të kalojnë në SHBA, të mbahen në Tijuana, deri sa të marrin përgjigje të aplikimit për azil.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme