Google ADS

Këshilltari i Haradinajt: Zgjedhjet do të lënë pas shumë procese, AAK-ja e gatshme

14:15 | 23 Korrik 2019
Arbresh.info

Dorëheqjen e kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj është moment i keq i krijuar për ekonominë, i tha Ekonomia Online, këshilltari i kryeministrit në dorëheqje, Haki Shatri.

“…është një moment i keq i krijuar për ekonominë, siç e dini ne e kemi shpallur këtë vit, vit të zhvillimit ekonomik dhe çdo ditë mes aktiviteteve të shumta që i ka Kryeministri e ka pas edhe një aktivitet që lidhet me zhvillimin ekonomik, kemi pas filluar me implementuar disa politika fiskale që janë hartuar më herët por që nuk kishim fort guxim me implementuar ne i kemi implementuar”.

“Pastaj i kemi bërë raundin e dytë të ndryshimeve në politikat fiskale ka pas mbet vetëm tash në Kuvend në lexim të dytë ligji për Administratën Tatimore dhe procedurat dhe me përmbyllur edhe një cikël të reformave fiskale dhe me filluar me një cikël të ri, i cili do ta stimulonte zhvillimin ekonomik dhe të bërit biznes”.

“AAK-ja është e gatshme ne nuk kemi pasur probleme të brendshme zgjedhore i kemi pasur të kryera vitin e kaluar, kjo procedurë do të thotë veç na e hup kohën në qeverisje në punë të përditshme përndryshe si parti ne nuk kemi telashe”.

“Normalisht është një humbje kohe procedurat, periudha e zgjedhjeve të nxjerrë pak prej punëve të përditshme, por parimisht nuk na ka nxjerrë ndonjë telashe të veçantë siç janë partitë të tjera që nuk i kanë mbyllur ato procedura zgjedhore brenda vet-vetes e pastaj të dalin e të konkurrojnë me rival politikë”.

“Jo e padrejtë, por tepër e padrejtë vetëm të ju them se ky njeri me akuzat të Gjykatës Ndërkombëtare 7 vite i ka kaluar në burg i padënuar, le të më thotë dikush, kush në Evropë është mbajtur 7 vite i padënuar në burg, në gjykata prestigjioze ndoshta këto Gjykatat komuniste në vendet e tjera nuk i di por në kushte të demokracisë shteteve të mirëfillta drejtësia që pretendon të jetë kulmore ndërkombëtare, 7 vite i ka mbajtur, kjo është  e treta herë që ftohet që shpresoj shumë që prapë të del triumfues dhe ta mbroj vetën dhe luftën që e ka bërë për popullin e vet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme