Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva sot për herë të parë pas akuzave për rastin “Reket” është paraqitur para opinionit vendor.
Ajo në pres konferencën e sotme ka theksuar se që nga zgjedhja e saj , jeta e saj ka qenë në shënjestër, dhe emri i saj është lakuar gjithmonë në mosmarrëveshjet partiake dhe partiake.
“Por gjithsesi u kyça për të mirën e vendit. Mirëpo thirrja për të shërbyer shtetit dhe të jesh në krye të një institucioni të tillë është nder i veçantë.”Jam bartëse e funksionit publik dhe e kuptoj shqetësimin e të gjithë juve. Asnjëherë nuk jam ndjerë e përfshirë në rastin “reket”, u shpreh ajo.
“Me përgjegjësi e them se nuk e kam keqpërdorur pozitën time të cilën edhe për momentin e ushtroj. Ftoj institucionet që të hetojnë rastin deri në fund, asnjëherë se kam fshehur se njihemi me Boki 13 dhe se djali im ka qenë i punësuar në televizionin 1 TV”.- theksoi Katica Janeva në pres-konferencë për gazetarët.
Janeva ka theksuar se pret një procedurë gjyqësore të pastër dhe e gjitha të merr fund.
“E deponova dorëheqjen time, atëherë kur partitë ishin të gatshme të vendosin mbi Ligjin e PSP-së. Me deponimin e dorëheqjes time e vërtetoj se nuk kam asnjë mënyrë që të ndikojë në rastin “Reket”. PSP-ja është më e madhe dhe më e vlefshme se funksioni im, kjo Prokurori do të mbetet simbol i luftimit të krimit të organizuar dhe përfshirjen e elitës politike në krime të rënda dhe korrupsion. Jam e bindur se lëndët të cilat i ka trajtuar PSP-ja do të japin përgjigje se pse dikush nuk dëshironte që të rizgjedhim unë”, theksoi Janeva duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve në fund të pres konferencës/GazetaExpress/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...