Udhëtimi i kryeministrit të Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj drejt Hagës është shtyrë për disa orë.
Kështu ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një komunikate për medie.
Në njoftim thuhet gjithashtu se arsye për këtë shtyje disa orëshe është vonesa e kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”.
“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Haradinaj ka rreth gjysmë orë që ka hyrë në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Ai pavarësisht se u prit nga shumë medie nuk u prononcua por zgjodhi që përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’ të bëj një koment para nisjes./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?