Si ra në grackën e mashtrueses vëllai i drejtorit të policisë së Tiranës

12:27 | 23 Korrik 2019
Arbresh Info

Një grua 64-vjeçare me banim në Tiranë, u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet se ka mashtruar biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.

Një nga ndërtuesit që ka rënë pre e mashtrimit të 64-vjeçares Violeta Stavri Petro, është edhe vëllai i Rebani Jaupit, drejtorit të Policisë së Tiranës, njofton Report.

Arrestimi u bë pas kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve të cilët thanë se gruaja, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj. Duke përdorur emrin e organizatës, 64-vjeçarja mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Ajo do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme