Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar pak minuta para nisjes për intervstimin nga Dhomat e Posaçme në Hagë.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se luftëtarët e lirisë ishin rreshtuar me të drejtën dhe me ndër do të mbroj të drejtën e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar gjithashtu se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë dhe marrëveshje me të përfshirë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Haradinajt.
“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ndryshe arbresh.info pak minua më parë ka raportuar se tashmë familjarë të kryeministrit, Ramush Haradinaj kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashari’./Arbresh.info/
Lexo edhe: Familjarët dalin për të përcjell Ramush Haradinajn
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...