Bankat e Eurozonës kërkojnë që kërkesa për kredi të rritet në tremujorin e tretë të 2019-së, ndërkohë që ato mbajnë të pandryshuara normat e kreditimit për korporata dhe të kredive hipotekare.
Me ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe pasigurinë në rritje, Banka Qendrore Evropiane i ka dhënë tashmë bankave një raund të ri të kredive dhe ka shënuar lehtësim më të madh të politikave, duke shpresuar që huadhënësit të mbajnë rrjedhën e kredisë edhe në mes të rënies.
Sipas BQE-së, përcjell Telegrafi, një kontribut kyç në diskutimet e politikave, sugjerojnë se ndërkohë që standardet e kreditit – udhëzimet e brendshme të bankave ose kriteret e miratimit të kredisë – janë forcuar disi për kreditë e korporatave, ku huadhënësit nuk presin të shtrëngojnë edhe më tej qasjen.
“Ulja e tolerancës së rrezikut për kreditë e korporatave, rritja e perceptimit të rrezikut e shoqëruar me kosto më të lartë të fondeve dhe kufizimeve të bilancit, kontribuuan në shtrëngimin e standardeve të kreditit për kategoritë e huasë”, tha BQE.
Ndër vendet më të mëdha të Eurozonës, standardet e kreditimit të korporatave në tremujorin e dytë u shtrënguan më shumë në Itali dhe Francë, ndërsa në rastin e hipotekave, Spanja ndiente një shtrëngim të dukshëm. /Telegrafi/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë