Ka marrë fund “aventura” e një 64-vjeçare e cila mashtronte biznesmenë dhe u premtonte projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.
64-vjeçarja, V.P prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.
Njoftimi
Mashtronte biznesmenë, u premtonte projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, vihet në pranga shtetasja.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas marrjes së kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve, se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj, bënë kapjen dhe ndalimin e V. P., 64 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.
Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./TCH
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?